Analisti, Halil Matoshi, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, kanë kopjuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn kur nënshkruan aplikimin e Kosovës për BE.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka publikuar dy momentet, atë kur kishte aplikuar Ukraina, dhe këtë të ditëve të fundit, të Kosovës.
Ka thënë se kjo është një “kopje false” dhe “mashtruese”.
Postimi i plotë i Matoshit:
Çdo gjâ kopje false, e zvetnueme dhe mashtruese…
Udhëheqja e Kosovës tue imitu keq aktin e aplikimit për BE të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, sëbashku me Kryeministrin dhe Kryetarin e Parlamentit, më 28 shkurt, 2022.