Udhëheqësit e Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, Rumanisë dhe Hungarisë nënshkruan një marrëveshje të shtunën e 17 dhjetorit, për një kabllo elektrike nënujore nën Detin e Zi, me qëllim që të transmetohet energjia e gjelbër azere në Evropë.
Marrëveshja përfshin një kabllo elektrike prej 1,100 kilometrash, prej 1,000 MW nën Detin e Zi, nga Azerbajxhani në Rumani, si pjesë e përpjekjeve më të gjera të Bashkimit Evropian për të diversifikuar burimet e energjisë dhe për të qëndruar larg Rusisë në këtë aspekt.
“Duke pasur parasysh kontekstin aktual të sigurisë të shënuar nga agresioni ushtarak kundër Ukrainës, ne duhet të bashkëpunojmë më mirë dhe të tregojmë më shumë solidaritet për të zbutur sfidat e përbashkëta”, ka thënë presidenti rumun Klaus Iohannis në takimin ku mori pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Bashkëpunimi ynë energjetik i përgjigjet një shtyse strategjike. Ai do të rrisë elasticitetin tonë energjetik dhe do të sigurojë diversifikimin e rrugëve të furnizimit dhe transportit. Ajo drejtohet nga tregu duke pasur parasysh rritjen e kërkesës për energji në Evropë,” ka thënë Iohannis.
Ndërkaq, Von der Leyen ka thënë në takim se strategjia e BE-së për t’i kthyer shpinën karburanteve fosile ruse dhe për t’u diversifikuar drejt atyre që ajo i quajti “partnerët e besueshëm të energjisë” po funksiononte.
The two shores of the Black Sea have never been closer.
I’m glad the ???????????????????????????????? energy agreement puts such a strong emphasis on renewables.
Now we build stronger electricity interconnections ↓ https://t.co/EjE9mt2hL5— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 17, 2022