Ministria e Financave, sot ka informuar se është rihapur aplikimi për masën “Mbështetja e Punësimit të Grave”.
Sipas ministrisë, çdo biznes që hap vende të reja pune për vajza e gra do të mbështetet me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë.
“Pas suksesit të jashtëzakonshëm të masës 1.3 vitin që lamë pas, ku u punësuan afër 5 mijë gra e vajza, MFPT ka rihapur aplikimin për këtë masë. Kusht për kualifikim është që personi që punësohet, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët.”, është bërë e ditur në njoftim.