Dafina Zeqiri ka kohë që e ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, të cilin do ta sjellë të kompletuar edhe nga ana vizuale. Kënga e re do të titullohet “Japa” dhe në fakt është vazhdim i hitit të saj, “Vuj vuj vuj”.
E pëlqyer për interpretimet e veçanta dhe shfaqjet atraktive në videoklipit muzikore, fansat mezi po e presin projektin e ri. Artistja, e cila pëlqehet mjaft shumë për vokalin e veçantë, ka njoftuar se së shpejti do të sjellë projektin e ri.
Edhe kjo këngë është pjesë e albumit të titulluar “Dafinë moj”, derisa Dafina ka bërë të ditur se videoja muzikore do të lansohet të enjten. Njëherësh, në një postim në Instagram, ajo e ka shpërndarë edhe një fragment të shkurtër nga klipi i ri, raporton.Telegrafi.