Drake vazhdon me fiksimin me shqiptarët – tërheq vëmendjen me shqiponjën dykrenare në videoklipin e ri

Drake vazhdon me fiksimin me shqiptarët – tërheq vëmendjen me shqiponjën dykrenare në videoklipin e ri

Reperi kanadez Drake është shfaqur me një varëse të artë me shqiponjën dykrenare në videoklipin e këngës “Ya Hit”, duke tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar.

Sipas IndeksOnline, projekti e sjell artistin në bashkëpunim me Future, Travis Scott dhe Loe Shimmy. Mes detajeve që bien në sy në videoklip është zinxhiri në qafën e Drake, me një varëse në formën e shqiponjës dykrenare, të zbukuruar me gurë të shndritshëm.

Kjo nuk është hera e parë që reperi shfaqet me këtë simbol. Edhe më parë, ai është parë me xhaketa dhe bluza me shqiponjën dykrenare, duke nxitur interes dhe reagime te ndjekësit shqiptarë.

Related Articles