Dyvjeçari shpëtohet pasi gëlltitet nga hipopotami

Dyvjeçari shpëtohet pasi gëlltitet nga hipopotami

Një hipopotam ka sulmuar një djalë dyvjeçar në Ugandë, duke gëlltitur gjysmën e trupit të tij, para se ta nxirrte nga goja, thuhet në një deklaratë nga Forcat Policore të Ugandës.

Djali, i quajtur Iga Paul, kishte qenë duke luajtur në shtëpinë e tij, afër liqenit Katwe, kur hipopotami iu afrua.

“Një njeri aty afër, shpëtoi viktimën, pasi ai e gjuajti me gurë hipopotamin dhe e trembi atë, duke e bërë atë ta lironte viktimën nga goja”, tha në deklaratë një zëdhënës i Forcave Policore të Ugandës.

Djali u dërgua në një klinikë aty pranë për lëndime në njërën dorë dhe më vonë u transferua në Spitalin Bwera, për trajtim të mëtejshëm.

Fëmija tani është liruar pasi u shërua plotësisht. Ai gjithashtu mori një vaksinë për tërbimin, përpara se t’u dorëzohej prindërve nga policia.

Të njohur si një nga kafshët më të rrezikshme në planet, hipopotamet mund të këputin një kanoe në gjysmë me nofullat e tyre të forta, shkruan CNN.

Related Articles