Hoxhaj: Regjimi i Vuçiqit organizoi protesta në bashkëpunim me grupin Wagner

Hoxhaj: Regjimi i Vuçiqit organizoi protesta në bashkëpunim me grupin Wagner

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj protestës së sotme në kufirin me Jarinë.

Hoxhaj ka thënë se regjimi serb është përgjegjësi i vetëm për tensionet e krijuara.

“Sot, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, regjimi i Vuçiqit organizoi protesta dhe tensione në bashkëpunim me grupin Wagner që është i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës. Kjo lojë e pistë e Beogradit ekziston për dekada. Regjimi serb është i vetmi përgjegjës për tensionet”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndërsa, më herët ka përfunduar protesta e djathtistëve serb në Jarnijë, në pikën kufitare me Kosovën.

Protesta u zhvillua në anën e territorit të Serbisë, si shenjë mbështetje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës.

Protestuesit janë shpërndarë pasi Policia serbe u ka thënë se do të lirojë një person që ka arrestuar në protestë.

Njëri nga organizatorët e kësaj proteste Damjan Knezheviq, tha se “vëllezërit në veri të Kosovës janë në një presion të madh”, duke thënë se kanë pasur të pamundur t’i bashkohen protestë së stome.

Related Articles