Heshtja kaploi familjen Seta, pasi i biri i tyre Admiri 40 vjeçar dhe familjari i gruas së tij Leutrim Hyseni, 31 vjeçar vdiqën të premten mbrëma kur u goditën nga treni.
Familjarët e ngushtë që gjenden në WeisBaden të Gjermanisë, nuk kanë shumë informacion për rastin, por besojnë se në çastin kritik, dyshja po truponin rrugën gjatë kthimit për në shtëpi.
I ndjeri Seta, për pak ditë do riniste edhe angazhimin në klubin shqiptar të futbollit Albania.
Babai i 3 vajzave e 1 djali, lindi në kurbet përveç atdhetar i dalluar, njihej edhe si njeri human.
Një nismë të tillë, e kishin marrë edhe shokët e klubit, për t`i dalë në ndihmë familjes.
Varrimi i të ndjerëve pritet të bëhet gjatë mesjavës së ardhshme në Kosovë.