Gashi ‘godet’ kolegun Ramabaja të përfshirë në skandal: Konflikt i flliqtë interesi, turp dhe marre

Gashi ‘godet’ kolegun Ramabaja të përfshirë në skandal: Konflikt i flliqtë interesi, turp dhe marre

Ish këshilltari i Albin Kurtit, mbështetës i tij dhe i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkëlzen Gashi ka reaguar ashpër pas lajmit se zyra e Kurtit e ka financuar një projekt të Sadri Ramabjës, të vetëshpallur analist.

“Zyra e kryeministrit të Kosovës e paska financu një projekt kot, të një instituti krejt kot. Për ma keq, financimi i këtij projekti qenka konflikt i pastër i flliqtë i interesit, sepse personi që e ka fitu këtë projekt është anëtar i KP të LVV”, ka shkruar Gashi.

Tutje ai thotë se vlera e projektit prej 5-6 euro nuk është e rëndësishme në këtë rast nëse është vogël.

Sadri Ramabaja, i njohur si analist shumë i zëshëm pro partisë në pushtet, Vetëvendosje, përmes Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, themelues i të cilit edhe është, së fundmi është shpërblyer me një grant nga Kryeministria e Kosovës, respektivisht nga Zyra e Komisionarit për Gjuhë.

Ramabaja ka konfirmuar grantin dhe ai ka treguar se bëhet fjalë për shumë jo fort të madhe monetare, pra diku 5-6 mijë euro.

Related Articles