Policë, gjyqtarë e prokurorë serbë, dhanë dorëheqje nga shumica e pozitave institucionale.
Kjo me arsyetimin se qeveria e Kosovës po ua shkelë të drejtat si pakicë.
Por, kjo sjellje e serbëve, është skenar i kamotshëm i tyre.
Kështu e mban mend, Kaqusha Jashari, një ish-udhëheqëse politike e Kosovës, gjatë viteve të 80-ta të shekullit të kaluar.
“Kjo çka po ndodh sot është një veprim i strategjisë së bllokimit, unë vet në atë kohë kur kam qenë kryetare e partisë kom pas vet bllokime njësoj, refuzimi i mbajtjes së mbledhjeve, dorëheqje”.
Veprime të tilla të serbëve lokal sipas Jashari ekzistojnë qysh nga koha e Milloshoviqit, dhe jo me kot.
“Kosovën gjithmonë e kanë konsideruar të tyre edhe nuk munden fare të pajtohen që e kanë humbur”, ka thënë Jashari.
Ndërkohë, është e bindur se njohja nga Serbia do të vonoj edhe gjatë.