FIFA po përballet me pyetje të shumta pasi kuzhinieri i famshëm, Nusret Gokce, i njohur më shumë si Salt Bae, ia doli të siguroi hyrjen në fushë në stadiumin Lusail, pas finales së Kupës së Botës. Salt Bae, madje u pa duke prekur trofeun ikonik.
Për më tepër Gokce u pa duke tërhequr Lionel Messin, në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e tij. Por superylli i futbollit ka injoruar kuzhinierin. Kuzhinieri mbeti në fushë mes lojtarëve argjentinas që po festonin dhe i është kundërvënë rregullit strikt të FIFA-s për atë se kush mund ta prekë trofeun e Kupës së Botës, të cilin Messi dhe argjentinasit e tjerë e ngritën pas finales mahnitëse.
FIFA ka rregulla strikte për trofeun, ndërsa ka një listë specifike të personave që lejohet ta prekin trofeun. Dhe kuzhinieri Gokce nuk plotëson asnjë kriter.