Edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, si edhe shërbëtorët tjerë të Vuçiqit, nuk ka lënë pa u lajmëruar në lidhje me intervistën e Kurtit dhënë “The Guardian-it” britanik, ku i njëjti ka deklaruar se shqetësimi ynë është se largimi i barrikadave mund të sjellë edhe viktima.
Prandaj duhet të jemi sa më të kujdesshëm në mënyrë që të jemi të sigurt që nuk do të vijë deri te më e keqja.
Me këtë rast Bërnabiq ka thënë se “Albin Kurti përmes deklaratave të tij për “Guardian”, i ka treguar botës fytyrën e tij të vërtetë, duke kërcënuar serbët me vdekje dhe dhunë”.
Ajo si kontribut në këtë propagande të vrazhdë serbe, ka pretenduar në Twitter se “përmes deklaratave për Guardian, Albin Kurti i tregon botës fytyrën e tij të vërtetë, duke kërcënuar serbët me vdekje dhe dhunë në vend që të zgjedhë një zgjidhje racionale thjesht duke zbatuar Marrëveshjen e Brukselit, duke respektuar sundimin e ligjit dhe duke i dhënë fund arrestimeve arbitrare të “njerëzve të pafajshëm”.