James vendimtar me treshe, Lakers sigurojnë pjesëmarrjen në ‘Play-Off’

James vendimtar me treshe, Lakers sigurojnë pjesëmarrjen në ‘Play-Off’

Los Angeles ka arritur ta fitoi ndeshjen e ‘Play-In’ ndaj Golden State Warriors.

Kampioni në fuqi fitoi me rezultat të ngushtë 103:100 dhe me këtë fitore kanë siguruar pjesëmarrjen në ‘Play-Off’. Koshashënuesi më i mirë te Lakers ishte Anthony Davis me 25 pikë e 12 kërcime. Ndërkohë LeBron James arriti ‘Triple-Double’ me 22 pikë, 11 kërcime e 10 asistime. Stephen Curry ishte më i miri te Warriors me 37 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Dueli tjetër i ‘Play-In’ mes Memphis Grizzlies dhe San Antonio Spurs i takoi vendasve me rezultat 100:96. Lakers tani në raundin e parë të Play-Off takohen me Phoenix Suns. Ndërkohë Memphis dhe Golden State Warriors do të luajnë një tjetër ndeshje mes vete ku fituesi luan me Utah Jazz, raporton Telegrafi.

Related Articles