Një i pastrehë në Argjentinë është bërë viral, pasi shpërtheu në lot gëzimi kur iu dha një fanellë e Argjentinës, pas fitores së Kupës së Botës.
Pati shumë drame dhe tension gjatë finales së Kupës së Botës të dielën pasdite, me Argjentinën që triumfoi në Kupën e Botës për herë të parë nga viti 1986, njofton SportBible.
Skenat në Buenos Aires menjëherë pas penalltisë së fundit ishin diçka vërtet e veçantë dhe zhurma e krijuar nga brohoritjet e tifozëve ishte shumë e madhe.
Tani më shumë filmime kanë treguar një fans që i jep një fanellë një të pastrehi në mënyrë që ai të bashkohet me festimeve dhe kuptohet që ai kaplohet nga emocionet.
Trofeu i Kupës së Botës i fituar në Katar është i treti në historinë e Argjentinës.