“Serbia po e përdor veriun e Kosovës për pozicionin e saj negociues”

“Serbia po e përdor veriun e Kosovës për pozicionin e saj negociues”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka deklaruar se Serbia vazhdimisht e ka mbajtur veriun e Kosovës si një “levë negociuese” për marrëveshjen finale me Kosovën.

I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në tëvë1, ai u shpreh se Beogradi ka përdorur këtë pjesë të vendit për ta përforcuar pozicionin e vet negociues në tavolinën e bisedimeve.

“E ka mbajt veriun që në momente të caktuara ta përdorë atë si levë negociese për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se këtu duhet fokusuar se çfarë mund të ndodhë dhe në cilin drejtim mund të shkojë situata. Është paralajmëruar një ofanzivë diplomatike që deri në mars të 2023 të kemi rezultate konkrete nga ky dialog shpeshherë pa rezultate”, tha ai.

Tutje, Abazi ka komentuar edhe deklaratat e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq i cili tha të martën se është bërë një listë për vrasjen e serbëve në Kosovë.

Sipas tij, me këtë Serbia po tenton që t’i riunifikojë serbët në atë pjesë.

“Dhe rrjedhimisht Serbia ka vendosë të përdorë veriun për ta përforcuar pozicionin e vet negociues në këtë shtrirje kohore deri në mars. Tani veprimet me të cilat është duke manovruar Serbia janë këto që po shohim tërheqjen e policëve e moslejimin e zgjedhjeve, tërheqjen e deputetëve mandej edhe zëvendësimin me të rinj të cilët nuk po vijnë që ka pamundësu riorganizimin dhe qëndrimi i Rakiq është sidomos për listën e vrasjes tregon se nuk ka qëndrim homogjen por që të kërkojë riunifikim të serbëve drejt hapave dhe strategjisë që po ndjekë Vuçiq në veri”, tha ai.

Related Articles