Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Gjilan, raporton Gazeta Enigma.
Në këtë aksident janë përfshirë të lënduar i cili ka ndodhur rreth orës 07:30.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Gjilan.Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti për Gazetën Enigma.