Çitaku: Kurti menjëherë duhet të dërgojë letër NATO-s dhe të tërhiqet, në të kundërtën kjo është vetëm një lojë

Çitaku: Kurti menjëherë duhet të dërgojë letër NATO-s dhe të tërhiqet, në të kundërtën kjo është vetëm një lojë

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, tha se kryeministri, Albin Kurti, duhet ta dërgojë letrën e marrëveshjes edhe tek Sekretari i NATO-s dhe si rrjedhojë e kësaj të tërhiqet nga zotimi nëse mendon se është bërë ndonjë tradhëti kombëtare, raporton Gazeta Enigma.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Çitaku tha se nëse Kurti nuk e dërgon letrën e marrëveshjes, atëherë sipas saj kjo është vetëm lojë pa shije për një konsum të brendshëm.

“Kryeministri Kurti e paska dërguar në Prokurori zotimin e ish Kryeministrit të Kosovës se nuk do të zbarkojë FSK-në në veri pa koordinim me KFOR-in. Nëse vërtetë z.Kurti mendon se një zotim i tillë është tradhëti kombëtare, ai menjëherë duhet të dërgojë letrën tek Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s duke u tërhequr nga ky zotim të cilin e kanë dhënë të gjithë Kryeministrët e Kosovës pas Thaçit. Në të kundërtën, kjo është vetëm një lojë pa shije për konsum të brendshëm, por me pasoja për relacionet tona me aleatët”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Kryeministri Kurti e paska dërguar në Prokurori zotimin e ish Kryeministrit të Kosovës se nuk do të zbarkojë FSK-në në…Posted by Vlora Citaku on Thursday, May 20, 2021

Ndryshe, Kurti ka deklarauar se vazhdon që ta konsiderojë marrëveshje të dëmshme mes Kosovës dhe NATO-së për interesin e qytetarëve.

Related Articles