Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë pritur nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, njofton GazetaEnigma.
Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tregoi se janë pritur ngrohtësisht nga presidenti turk.
“Në Kuvendin e Madh Turk, u mirëpritëm ngrohtësisht nga miku i madh i shqiptarëve, Presidenti Recep Tayyip Erdoğan”, ka shkruar ai.
“Turqia do të vazhdoj të mbështes popullin e Kosovës në të gjitha fushat”, ishin fjalët e tij”, vazhdoi Lushtaku.
Postimi i plotë: