Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka arritur në gjysmëfinale të Mastersit të xhudos në Jerusalem.
Fazliu mposhti polaken Angelika Szymanska me “ippon”. Ajo është vetëm edhe një fitore larg sigurimit të medaljes.
Në gjysmëfinale Fazliu do të përballet me xhudisten izraelite, Gili Sharir.
Fillimisht ajo mposhti francezen Manon Dekter dhe më pas me me “Ippon” xhudisten sllovenen, Andreja Leski.
Të martën medaljen e artë në Masters e fitoi Distria Krasniqi ndërsa Nora Gjakova doli e pesta.