Mësimi në shkollat në veri të Kosovës ka rifilluar të hënën.
Pas një ndërprerje shtatë ditore, nxënësit e shkollave të mesme iu kanë kthyer mësimit.
Por, për të dramatizuar më shumë situatën ashtu siç dinë serbët, nxënësit po mbajnë mësim online në tenda, për shkak barrikadave që i kanë vendosur, përcjell Insajderi.
Sipas drejtoreshës së Shkollës së Mjekësisë në Mitrovicën e Veriut, Marina Bishevac, shumë nxënës të shkollave të mesme shkojnë në shkollë jashtë vendeve ku jetojnë dhe nuk janë në gjendje të ndjekin mësimet në klasa.
Ajo ka thënë se mësimi online është organizuar nga arsimtarët për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme