Prokuroria Themelore në Prishtinë ka sot ngritur aktakuzë edhe ndaj 8 personave të tjerë të cilët dyshohet se kanë dhunuar 11 vjeçaren në qershor të vitit 2022.
Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Rr., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi”, kurse i pandehuri D.Rr., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, dhe “Trafikimi me njerëz”.
Të pandehurit G.S. dhe B.S., ngarkohen për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.
Ndërsa i pandehuri M.S., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi”, dhe i pandehuri F.S., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi” dhe “Trafikimi me njerëz”,
Sipas prokurorisë i pandehuri M.R., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, si dhe i pandehuri E.S., ngarkohet për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 8 dhjetor të këtij viti ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave të dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë.
Aktakuza është ngritur ndaj E.R. dhe Sh.K., si dhe ndaj tre të miturve, të cilët gjenden në paraburgim.
Sipas aktakuzës, i pandehuri E.R., ngarkohet për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Trafikimi me njerëz”, ndërsa i pandehuri Sh.K., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.
Po ashtu, njëri prej të miturve ngarkohet për veprat penale “Dhunimi” , “Trafikimi me njerëz” dhe “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.
Ndërkaq, dy të miturit e tjerë ngarkohen për veprat penale “Dhunimi” si dhe për veprën penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.