SBASHK-u: Orët e humbura nuk po zëvendësohen

SBASHK-u: Orët e humbura nuk po zëvendësohen

Nënkryetarja e Sindikatës së Arsimit, Vjollca Shala, tha se orët e humbura gjatë grevës nuk janë zëvendësuar.

Madje sipas saj, kundër zëvendësimit të orëve në ditën e shtunë, ka qenë kundër edhe Këshilli i Prindërve.

“Orët e humbura gjatë grevës edhe në bazë të kontratës kolektive që e kemi, e që është e nënshkruar mes SBASHK-ut dhe MAShT-it, e thotë shumë qartazi se orët e humbura gjatë grevës nuk zëvendësohen. Andaj, ne kemi thënë vetëm atë që e thotë kontrata kolektive. Ka qenë edhe Këshilli i Prindërve, ata të cilët kanë qenë kundër zëvendësimit të orëve në ditët e shtunë dhe ne mund të themi që Ministria e Arsimit ka nxjerrë një kalendar të ri për zëvendësimin e ditëve të humbura gjatë grevës”, deklaroi Shala në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Më tej, Shala tha se një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve nuk janë paraqitur në vendin e punës, e në shumicën e shkollave nuk kanë shkuar nxënësit fare.

“Në realitet ditëve të shtuna nuk është mbajtur mësimi”, tha tutje ajo.

Related Articles