Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur në lidhje me tri seancat që do të mbahen sot.
Hoti thekson se agjeda e sotme e Kuvendit me tri seanca njëra pas tjetrës është tallje me temat që diskutohen.
“Me këtë qasje kjo mazhorancë tregon se nuk do konsensus me opozitën për temat e rëndësisë nacionale. As debatin e opozitës nuk duan ta lejojnë” shkruan Hoti.