Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, është bërë femra e parë që ka marrë çmimin ‘Këmba e Artë’, i ndarë nga Principata e Monakos.
Bashkë me Asllanin, çmimin e njëjtë e ka fituar edhe Roberto Lewandowski, për meshkuj.
“Një nga ato netët e veçanta. Shumë krenare dhe e nderuar që shkruaj histori duke marrë çmimin e parë ‘Këmba e Artë’ për një lojtare femra”, shkroi Asllani në Facebook.
“Pjesa e veçantë me këtë çmim është se fituesi lë një kallëp të përhershëm të gjurmëve të tyre në “Shëtitoren e Kampionëve”, në breg të detit të Principatës së Monakos”, shtoi ajo.
Asllani falënderoi Monakon, Princin Albert, Presidentin Antonio dhe gjithë organizatën, për mirënjohjen.
“Ky çmim përfaqëson futbollin e femrave dhe sa larg ka arritur, por gjëja më e mirë është se ne sapo kemi filluar”, përfundoi futbollistja me renome botërore.