Kuvendi i Kosovës po shqyrton në lexim të dytë projektligjin për pagat në sektorin publik. Partia Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar miratimin e tij dhe ka deklaruar se ky projektligj i shpërfillë të gjitha kërkesat e sindikatave.
Deputeti Bekim Haxhiu ka thënë se kërkesat e sindikatave nuk janë marrë me përgjegjësi.
“Për të keq ky projektligj po vjen në votim duke shpërfillur të gjitha kërkesat e sindikatave dhe organizatave punonjëse që marrin pagë nga buxheti i Rpeu8blikës së Kosovës. Për 6 orë kam qëndruar me komisionin për administratë publike, shqyrtimin e amandamenteve dhe kërkesave të sindikatave dhe të organizatave buxhetore dhe të amendamenteve të deputetëve dhe jam i zhgënjyer se si në çfarë forme, me sa pa përgjegjësi dhe sa shpërfillje janë trajtuar kërkesat e sindikatave dhe organizatave të tjera të institucioneve të Republikës së Kosovë”, ka thënë Haxhiu.
Gjithashtu sipas Haxhiut, projektligji është në kundërshtim me propozimin e kryeministrit Albin Kurti për qasjen e integruar në shëndetësi.
“Ku projektligj është në kundërshtim me propozimin e kryeministrit Kurti për qasjen e integruar në shëndetësi. E kishte propozuar në takimin e parë të komisionit ekzekutiv në shëndetësi, punën e integruar dhe qasjen e integruar në shëndetësi, dhe ky projektligj është në kundërshtim me atë qasje. Kryeministri duhet me na tregu a qëndron prapa propozimit të tij e ka bërë në komisionin ekzekutiv për shëndetësi, apo ka qenë atëherë një farse të cilën pas tre muajsh e kanë harruar, sepse deputetët dhe qeveria e tij nuk e kanë propozuar qasjen e integruar në shëndetësi, pro e ndan sektorin e shëndetësisë prej Fakultetit të Mjekësisë”, ka shtuar ai.