Rasti “Subvencionet II”, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër 15 personave

Rasti “Subvencionet II”, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër 15 personave

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pesëmbëdhjetë të akuzuarve për rastin “Subvencionet II”.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve si persona zyrtar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe përfitues të subvencioneve në mënyrë të kundërligjshme për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Të pandehurit L.S dhe B.M, dyshohen për veprën penale marrje ryshfeti në bashkëkryerje.

Të pandehurit S.SH dhe B.N, dyshohen për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa të pandehurit G.M, R.Z, A.M, D.D, D.D, R.Z, H.M, S.B, H.M, P.K, dyshohen për veprën penale dhënie e ryshfetit’’.

I pandehuri B.B, dyshohet për veprën penale ushtrim i ndikimit, ndërkaq, të pandehurit G.M, R.Z, A.M, D.D, R.Z, H.M, dyshohen për veprën penale mashtrim me subvencione.

Related Articles