Bajrami: Qeveria s’e di kur hyn në fuqi ligji i pagave

Bajrami: Qeveria s’e di kur hyn në fuqi ligji i pagave

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka quajtur Qeverinë Kurti Qeveri të praktikantëve.

Ajo tha se ligji i Pagave u votua, por Qeveria e Kosovës nuk e di kur hyn në fuqi ky ligj.

Sipas saj, vlera monetare e koeficientit të pagave duhet të caktohet me Ligj të Buxhetit.

“Ligji i Buxhetit për 2023 ka kalu në lëxim të dytë me 15.12.2022. Rrjedhimisht Qeveria duhet të bëjë rishikim të Ligjit të Buxhetit për me caktu vlerën e koeficientit”, shkroi ajo në Facebook.

Ajo pyeti po ashtu se kur hyn në fuqi ligji i pagave, që u miratua sot.

“Kur do të këtë rishikim të Ligjit të Buxhetit? Kur do të hyjë Ligji i Pagave në fuqi?”.

Related Articles