Projekti i blerë nga Ministria e Kulturës, deputeti i VV-së e quan dhunë psikologjike

Projekti i blerë nga Ministria e Kulturës, deputeti i VV-së e quan dhunë psikologjike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, ka akuzuar për dhunë psikologjike mbi të rriturit dhe fëmijët Ministrinë e Kulturës për blerjen prej 10 mijë eurosh të një fotografie që mbanë titullin “Dita e Shën Valentinit” dhe që shfaq dy çifte vajzash duke u puthur.

Agusholli, mes tjerash, vë në dyshim nëse kjo fotografi përmban art dhe sipas tij është absurde tendenca që dhunshëm me normalizu seksualitetin e dikujt.

“Për këtë foto janë ndarë 10 mijë euro prej buxhetit të Kosovës. Me taksat tona financohet ky projekt “arti”. Absurde është tendenca që dhunshëm me “normalizu” seksualitetin e dikujt. Dhunë psikologjike mbi ne dhe fëmijët tonë”.

“Askujt mbi këtë tokë nuk po i intereson çka bëni ju nëpër shtëpitë tuaja. Pse po besoni që keni kaq shumë relevancë?! Shumë zor po i japin disa, e prapë as nuk po i dojnë as nuk po i pranojnë.

“Krejt aparatin propagandistik, fondet dhjetëra milionëshe, edhe rezultati ne fund zero. Për disa përshkrimi i punës: Ndjekim fonde! Sqarim për fund: Te unë nuk pinë ujë: cancel kultura, presioni, shantazhi e aq më pak ofendimet” ka shkruar Agusholli në Facebook.

Related Articles