Dërgoi veturën te mekaniku, njoftohet se në të gjendet mjet i dyshimtë

Dërgoi veturën te mekaniku, njoftohet se në të gjendet mjet i dyshimtë

E çoi për t’i mbuluar disa gërvishtje të vogla por zbuloi diçka edhe më të madhe.

Gjatë punës për ta ngjyros një makinë, në rrugën “Gjergj Fishta” në Pejë, brenda mbrojtësit prapa u has në një mjet që mekaniku nuk po e dinte çfarë ishte.

Ai lajmëroi të zotin e makinës M.B. që pasi pa pajisjen e zezë, iu drejtua forcave të rendit, njofton Klan Kosova.

Pas alarminit të organeve të rendit dhe ekzaminimeve në terren, u kuptua se nuk ka rrezik.

Për ta definuar se çfarë saktë është ajo që gjet në automjet, u dërgua për ekzaminime tutje në Prishtinë. E pronari i veturës është në pritje që pos përbërjes së mjetit të sqarohet edhe se si përfundoi ai në makinën e tij.

Related Articles