Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj ka folur për vizitën e tij, në Hagë ku i ka vizituar ish-shokët e luftës për çlirimin e Kosovës, ish- drejtorin politike të UÇK-ës, Hashim Thaçin, Ish- zëdhënësin e UÇK-së Jakup Krasniqin, Ish- Shefin e Shërbimit Informativë të Kosovës, Kadri Veselin dhe Ish-inspektorin e UÇK-së, Rexhep Selimin.
Limaj ka rrëfyer rikthimin e tij në Hagë pas 20 vjetëve ku ka thënë se për të ka qenë diçka që ai nuk e kishte imagjinuar që mund të vinte dita që ai do t’i vizitonte krerët e UÇK-së në Hagë pas 20 viteve nga lirimi i tij nga burgu i Hagës ku ishte shpallur i pafajshme.
“Skam besuar që do të vije një situatë e tillë. Që do të kthemë pas 20 viteve si vizitor për ti vizatuar bashkëluftëtarët e mijë, ata që kanë qenë emblema e çlirimit të Kosovës edhe shtetetndërtimit. Kur kam hyrë në Holanda me janë kujtuar të gjitha sakrificat, e familjes time që një pjesë e tyre sot nuk jetojnë më, e unë e kisha për herën e parë që bëjë vizatë në Hagë. Familjaret e mijë me kanë ardhur me kanë vizatuar për 3 vitet me radhë , edhe unë i ndejave ata dhimbje vuajtje sakrifica të cilat ata i kanë kaluara gjata gjithë asaj sfide që unë kam pasur sa kam qenë i burgosur në burgun e Hagës”, ka thënë ai.
Më tej ai ka thënë se në Ndërtesën e Burgut të Hagës ai i ishte mësuar që ta vizitonin edhe jo t’i vizitonte të tjerët.
“Me diltë parasysh takimi me familjarët e mijë, sepse nga pozicioni të burgosurit unë e dijë mirë, edhe për ata hezitojë se dija sesa e vështirë është kontakti i parë me miq, kur je i burgosur edhe kjo ka qenë arsyeja pse kam hezituar që të mos i vizatoj për një kohë të gjatë”, ka thekuar ai.
Ndërkohë ai ka thënë se i ka parë edhe rojet e burgut të cilët e kish ruajtur këtë sa kishte qenë i burgosur në Hagë.
“Njëri nga gardianët me njohu me thirri Limaj edhe u përqafova më të pas 20 vjetëve ende punonte aty, edhe i thash nuk me paske harruar, ma kthehu tha nuk paske ndryshuar”, ka treguar Limaj.
Ndërkohë ai ka thënë se po e ka të vështirë t’i përshkruaj emocionet e tij takimet më shokët e luftës.
“Fatkeqësisht janë aty ku janë por fatmirësisht mirë dijen pse janë nuk janë për shkak të veprave të tyre që duhet të shkohet në gjykatë por janë për shkak të një vepër të madhe lirisë së Kosovës, e shohin si një sakrificë”, ka përfunduar Limaj.