Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se grupet kriminale në veri të Kosovës kanë rrëmbyer 6 gra serbe.
Elezi u shpreh se gratë serbe të rrëmbyera, janë besnike ndaj institucione ve të Kosovës dhe nuk u janë bindur urdhrave të këtyre grupeve për të kryer vepra të dhunshme.
“Fatketëqisht, ka ndodhur ajo që më se paku duhet të ndodhë tani në Kosovë. Në veriun e Mitrovicës janë rrëmbyer 6 gra, që janë bashkëshorte të qytetarëve serbë, qytetarë besnikë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të cilët nuk kanë pranuar nga grupet kriminale në veri të Mitrovicës që të zbatojnë urdhrat e tyre për të kryer vepra të ndryshme të cilat bien në kundërshtim me ligjet në Kosovë”, theksoi ai. /Euronews Albania/