Mbrëmjen e së enjtes rreth orës 19:30, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën “Vëllezërit Gërvalla’’ në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin F.T, mashkull, i moshës 33-vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje, kishte sulmuar bashkëshorten e tij T.Z, e moshës 27-vjeçare.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje” dhe “Sulmi”.