Theret një person, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion

Theret një person, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion

Një person është therur të enjten, rreth orës 22 e 30, në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje që pati me të dyshuarin.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje në lidhje me një aksident trafiku, me një thikë e ka lënduar viktimën, mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles