MSH njofton se të mërkurën janë dhënë mbi 2 mijë vaksina anti COVID-19

MSH njofton se të mërkurën janë dhënë mbi 2 mijë vaksina anti COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se të mërkurën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në 25 komuna të Kosovës janë dhënë 2919 vaksina anti COVID-19, raporton Gazeta Enigma.

Sipas MSH-së, totali i vaksinave në nivel dje ka arritur në 53.115 vaksina, njofton Klan Kosova.

“Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin”.

“MSh u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19”.

ℹ Gjatë ditës së mërkurë (19 maj 2021), në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në 25 komuna të Kosovës janë dhënë 2.919…Posted by Ministria e Shëndetësisë on Thursday, May 20, 2021

Related Articles