Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka reaguar ndaj sulmeve që i janë bërë ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde nga Beogradi për shkak të qëndrimit të diplomatit gjerman rreth kërkesës së Serbisë për kthimin e 1 mijë trupave ushtarake në Kosovë.
Ajeti ka thënë se sulmet verbale të regjimit autokratik në Beograd kundër ambasadorit gjerman në Kosovë janë të papranueshme.
Diplomati kosovar thotë se sulmet e tilla ndaj Rohde kanë për qëllim inkurajimin e ekstremistëve në Kosovë, transmeton express.
Ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic e ka quajtur ambasadorin gjerman Rohde si anti-serb për shkak se kreu i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë ka shprehur qëndrimin e tij kundër kërkesës së Serbisë për kthimin e trupave në Kosovë.