Një i ri i veshur si babadimri ka mbetur i lënduar në mbrëmjen e Krishtlindjeve në Slavonski Bord të Kroacisë të premten.
Ai përfundoi i rrahur nga një grup personash, shkruan Jutarnji.
Por me të arritur në vendngjarje, Policia nuk ka gjetur as viktimën, as sulmuesin e as të përfshirët e tjerë.
Sipas dëshmitarëve, përplasje mes tyre kishte filluar që në lokalin ku ishin duke pirë. Dyshohet se ishin të dehur.