Reagon Noizy pas sherrit me fansat e tij

Reagon Noizy pas sherrit me fansat e tij

Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik ‘Noizy’ mbrëmë performoi në diskotekën “Insomnia”, atje ku ndodhi një incident.

Një përleshje mes disa personave në klub dhe bodyguardëve të Noizyt, e rrëzoi reperin përtokë.

Nga videot që janë publikuar shihet se bodyguardët u përpoqën të mbrojnë Noizyn nga sulmi.

Pas publikimit të videos, ka reaguar vet reperi.

Noizy tha se ishin thjeshtë disa persona të dehur dhe se gjithçka është në rregull.

“Ska ndodh asgjë, thjeshtë ca pijaneca që nuk kontrollojnë dot pijen. U deshtë me i tregu sa është sahati. Gjithçka është në rregull”, u shpreh Noizy.

Related Articles