Kilaj rrëfen në detaje arrestimin e tij nga Specialja: Ishte ora 04:00 ose 05:00 e mëngjesit…

Kilaj rrëfen në detaje arrestimin e tij nga Specialja: Ishte ora 04:00 ose 05:00 e mëngjesit…

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, ka rrëfyer disa nga detajet e arrestimit të tij, bastisjen në shtëpinë e djalit në Prishtinë dhe përballjen me Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kilaj, i cili javën e kaluar u shpall i pafajshëm për akuzat që rëndonin mbi të për pengim të drejtësisë në rastin Thaçi dhe të tjerët, ka treguar se arrestimi i tij ishte krejtësisht i papritur.

Ai ka thënë se më 2 nëntor 2023 rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish kishin trokitur në derën e shtëpisë së djalit të tij në Prishtinë, ku ai po qëndronte atë natë.

“Absolutisht s’kam pasur asnjë ide”, ka deklaruar Kilaj në RTK Prime, duke treguar se autoritetet i kishin njoftuar vetëm për ekzistimin e një urdhërbastisjeje nga Dhomat e Specializuara.

Related Articles