“Mjerë na”, Pacolli reagon pasi vajza e vogël u largua dhunshëm nga lokali në prani të ministrit Peci

“Mjerë na”, Pacolli reagon pasi vajza e vogël u largua dhunshëm nga lokali në prani të ministrit Peci

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas publikimit të një video ku shihet një vajzë e komuniteteve pakicë, duke kërkuar lëmoshë nga ministri Faton Peci, e më pas duke u larguar dhunshëm nga lokali.

Pacolli përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “duhet pasur ndjenjat e ministrit që të mos reagosh ndaj një situate të tillë”.

“Bravo Ministër Peci… duhet pasur ndjenjat e MINISTRIT për të mos reaguar përballë një situate ku një vajza e vogël që kërkonte lemoshë u hodh me dhunë nga lokali. Mjerë na!” – ka shkruar ai.

Vogëlushja është nxjerr dhunshëm nga një lokal para tavolinës dhe syve të Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Related Articles