Mbahet takimi për siguri lokale në Suharekë, gjendja vlerësohet e qetë

Mbahet takimi për siguri lokale në Suharekë, gjendja vlerësohet e qetë

Është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale në Komunën e Suharekës, raporton Gazeta Enigma.

Gjendja e sigurisë në Komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë.

Kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka, Nënkryetare e Komunës, ka numëruar rastet me COVID-19, ku janë 1576 persona të prekur, të shëruar 1489, 79 vdekje, kurse 8 raste mbeten aktive.

Ajo njoftoi gjithashtu edhe për aktivitetet e tjera që kanë ndodhur në Komunën e Suharekës gjatë dy javëve të fundit, me theks të veqantë vaksinimin në QKMF ku deri sot janë vaksinuar 1382 qytetarë te grupmoshave të ndryshme sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kurse Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj, gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit ka thënë se kanë ndodhur 7 aksidente trafiku, 6 vjedhje, 7 kanosje, 5 raste të lëndimeve trupore, 4 raste të dhunës në familje, 1 rast i fotografimit të paautorizuar, 1 rast i blerjes së gjësendeve të vjedhura, 5 raste të dëmtimit të pronës, 1 rast i armëmbatjes pa leje, 1 rast i gjetjes së mjeteve të pashpërthyera, 1 rast i përdorimit të narkotikëve, 1 rast i ngacmimit, 2 raste të shpërthimit të zjarrit, 1 rast i lëndimit aksidental dhe 1 rast i lajmërimit të rrejshëm.

Kapiteni Sylaj gjithashtu bëri të ditur se janë shqiptuar 254 tiketa anti-COVID dhe 216 tiketa për kundërvajtje në trafik në dy javët e fundit./Gazeta Enigma/

Related Articles