Policia e Kosovës ka nënshkruar një kontratë të shpejt me një nga firmat private për marrjen me qera të makinerive të rënda, të cilët do të shërbejnë për largimin e peshave të rënda.
Në mesin e pajisjeve forcat e rendit parashihet që të marrin me qera dhe buldozer me peshë deri 40 tonë.
Vlera e kësaj kontrate është 124 mijë e 240 euro.
Derisa nuk dihet saktësisht se për çka do të përdoren këto mjete.
“Largimi pengesave të ndryshme me paisje të rënda deri në 40 tonë- buldozer. Hapja e kanaleve me pajisje të renda Eskavator të peshave të rënda deri në 30 tonë. Mbajtja në posedim të pajisjeve të peshave të rënda deri në 40 tonë, pajisje transportues të peshave të rënda deri në 80 tonë”, thuhet në shpallje.