Rusia ka thënë se situata në Kosovë nuk është larg nga një “konflikt real i një shkalle të gjerë”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka fajësuar palën kosovare për situatën.
“Përkeqësimi i ri që shpërtheu në krahinë tregon bindshëm se devijimi nga korniza aktuale rregullative për Kosovën, vetëm provokon ekstremisatët e Prishtinës. Situata nuk është larg nga një konflikt real i shkallës së gjerë”, tha Zakharova në një përgjigje për media, raporton “B92”.