Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 11 të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me krimin e organizuar.
Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga PSRK.
“Të pandehurit M.Q dhe F.M, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja Posedimi, i dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 par. 2 lidhur me par 3, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, lidhur me nenin 275 par. 1 pika 1.3 dhe 1.9 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se i pandehuri M.Q, dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, nga neni 402, par. 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së.
“I pandehuri Xh. Sh, dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 par. 1 të KPRK-së. Gjithashtu i pandehuri Xh. Sh. dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve, pas kryerjes së veprës penale” nga neni 380 par. 2, pika 2.8 lidhur me par. 1 të KPRK-së”, thuhet më tej.
Në njoftim thuhet se të pandehurit: G. A, Gj. R, S. B, B. R dhe N. M. , dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267, parag. 2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
“I pandehuri G. A, dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja Posedimi, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” , nga neni 267 parag. 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së. Të pandehurit V. P dhe F. A dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja Posedimi, i dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 parag. par. 1 të KPRK-së lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në vazhdim.
Ndërkaq, i pandehuri J. A thuhet se dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267, parag.2 lidhur me par. 1, KPRK-së.
Bëhet e ditur se ky rast ishte i përzgjedhur si rast i shënjestruar në shënjestrimin e krimeve të rënda, si pjesë e përpjekjes për të prezantuar rezultate konkrete në fushën e mbizotërimit të ligjit.