Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se për pak minuta pritet të rikthehet funksionalizmi në Aeroportin e Prishtinës. Kjo pasi, aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” kishte pranuar një kërcënim me bombë mëngjesin e sotëm.
Kujtojmë se Njësitet policore me qen, kanë kryer inspektime, derisa Policia ka krijuar një perimetër të sigurisë ku nuk lejohet hyrja, përpos e zyrtareve policorë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se bëhet fjalë për kërcënim me mjet shpërthyes dhe se aeroporti është mbyllur përkohësisht për shkaqe sigurie.