Gruaja e Pantiqit që u lirua sot falënderon Vuçiqin: Është dita më e lumtur e jetës sime

Gruaja e <strong>Pantiqit</strong> që u lirua sot falënderon Vuçiqin: Është dita më e lumtur e jetës sime

Suzana Pantiq, bashkëshortja e Dejan Pantiqit,  ish-policit të Kosovës,  i cili u arrestua si i dyshuari kryesor për sulmin terrorist në KKZ e ka falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ajo ka thënë se kjo është dita më e lumtur e jetës së saj.

“Është dita më e lumtur e jetës sime.”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është ndryshuar masa e sigurisë. Pantiqit, që ndodhej në paraburgim, tashmë i është ndryshuar masa e sigurisë në arrest shtëpiak.

Pantiq u arrestua nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë. Arrestimi i Pantiqit u bë shkas që serbët në Veri të vendosin barrikada nëpër rrugë.

Related Articles