Shqiptarët e Kosovës po del të jenë populli më i lumtur në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kështu thuhet në Raportin e Lumturisë Botërore, që bazohet kryesisht në vlerësimet e jetës,
Në listën e vendeve më të lumtura që përpilohet çdo vit nga Raporti Botëror i Lumturisë , Finlanda fitoi vendin e parë në vitin 2022 si vendi ku njerëzit jetojnë më mirë.
“Raporti i Lumturisë Botërore 2022 zbulon dritën në kohë të errëta. Pandemia ka sjellë jo vetëm dhimbje dhe vuajtje, por edhe rritje të mbështetjes sociale dhe bamirësisë. Ndërsa luftojmë sëmundjet dhe luftën, është thelbësore të kujtojmë dëshirën universale për lumturi dhe aftësinë e individëve për t’u bashkuar”, thuhet në raport.
Për të përcaktuar vendin më të lumtur në botë, ekspertët analizuan të dhënat gjithëpërfshirëse të sondazhit nga 149 vende, duke monitoruar në mënyrë specifike performancën në gjashtë kategori: produkti i brendshëm bruto për frymë, politika sociale dhe jetëgjatësia e shëndetshme, pastaj liria për të bërë zgjedhjet e veta për jetën, bujaria. e popullsisë, si dhe niveli i korrupsionit.
Për të krahasuar të dhënat e secilit vend, studiuesit krijuan një vend imagjinar që e quajtën Dystopia dhe e mbushën atë me “njerëzit më të lumtur në botë”. Më pas ata vendosën Dystopinë si vlerë në secilën nga gjashtë kategoritë dhe matën rezultatet e vendeve të botës reale kundrejt kësaj vlere.
Rezulton se shtatë vendet më të lumtura në botë janë të gjitha vendet e Evropës Veriore. Finlanda zuri vendin e parë, për të katërtin vit radhazi, me një rezultat total prej 7,842 (nga 10).
Finlanda pasohet nga Danimarka me 7,620, Zvicra me 7,571, Islanda me 7,554, Holanda me 7,464, Norvegjia me 7,392 dhe Suedia me 7,363 pikë.
Vendi më pak i lumtur në botë për të jetuar është Afganistani, i renditur i 149-ti. Ky pozicion mund t’i atribuohet shkallës së ulët të jetëgjatësisë dhe normave të ulëta të produktit të brendshëm bruto për frymë. Pesë vendet e fundit përfshijnë Zimbabvenë, Ruandën, Botsvanën dhe Lesoto.
Sa i përket Ballkanit, Kosova është vendi i renditur më së miri, duke zënë pozitën e 32-të. Më pas vjen Serbia në vendin e 48-të, ndërsa Kroacia ra në vendin e 59-të. Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e 63-të, e ndjekur nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 71-të dhe 92-të, respektivisht.
Rumania është në vendin e 45-të, Hungaria e 52-ta, Bullgaria e 86-ta dhe Shqipëria e 91-ta.