Xhudistes kosovare, Laura Fazliu, iu është refuzuar kërkesa për shtetësi shqiptare.
Lajmin e ka bërë trajneri i saj, Driton Kuka, i cili tha se Fazliu mori miratim nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë që të pajiset me pasaportë shqiptare, kërkesa iu refuzua nga presidenca.
“I mjerë ai që nuk e sheh një vajzë që po bën krenar çdo Shqiptar kudo në Botë që nuk qenka interes Kombëtar! Faleminderit Qeverisë Shqiptare por sinqerisht ”ekspertat” në Presidencë janë të mjerë”, ka shkruar Kuka, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se më herët, ekipi i xhudos nuk ka pasur probleme të tilla.