Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke zhvilluar një takim me serbët e Kosovës, gjatë të cilit mund të merret vendimi për heqjen e barrikadave në rrugët në veri të Kosovës.
Takimi është mbyllur për publikun në momentin që në sallë kanë hyrë “njerëzit e barrikadave”.
Ndaj mbylljes së takimit ka reaguar, Aleksandar Arsenijeviq nga Iniciativa “Mbijetesa serbe”.
Arsenijeviq, i cili jeton e vepron në Mitrovicën e Veriut, ka thënë se ata që nuk u ftuan në takimin e Rashkës nuk e dinë çfarë po flitet aty dhe çka po vendoset për jetët e tyre.
“Nuk ka transmetim, ne që nuk ishim të ftuar në Rashkë, nuk e dimë se çka po flitet për ne dhe çka po vendoset për jetët tona” – ka shkruar ai në Facebook.