“Albin Kurti është një qyqar politik, negocion tinëzisht në terr me Aleksandër Vuçiqin”

“Albin Kurti është një qyqar politik, negocion tinëzisht në terr me Aleksandër Vuçiqin”

Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se Kurti paska zhvilluar negociata sekrete me Vuçiqin, në këta muaj të tensioneve në veri, ku jeta e qytetarëve dhe policëve ishte e rrezikuar për çdo ditë e natë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Albin Kurti ka garantuar amnisti për ato që vetë ai dhe shteti ynë i quajti njëzëri banda kriminale të dirigjuara nga Beogradi.

Gjoshi ka shtuar se Kurti është një qyqar politik që gënjen gjatë ditës por në terr negocion tinëzisht me Vuçiqin.

Postimi i tij i plotë:

Gjatë këtyre muajve të tensionit në veri, ku jeta e qytetarëve dhe policëve ishte e rrezikuar për çdo ditë e natë, Albin Kurti paska zhvilluar negociata sekrete me Aleksandër Vuçiqin.

Rezultati i këtyre negociatave nëpër terr qenka ky: Albin Kurti ka garantuar amnisti për ato që vetë ai dhe shteti ynë i quajti njëzëri banda kriminale të dirigjuara nga Beogradi. Albin Kurti i ka amnistuar të gjitha ato sulme mbi qytetarët, gazetarët dhe policët e Kosovës.

Këtë nuk po e themi ne, por kështu po shkruan në deklaratën e përbashkët SHBA-BE.

Albin Kurti është një qyqar politik. Ai gënjen gjatë gjithë ditës, por kur bjen terri ai negocion tinëzisht me Aleksandër Vuçiqin.

Për shkak të Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Xhelal Sveçlës, sot në 4 komuna të Republikës së Kosovës shteti ynë nuk mund të mbajë zgjedhje dhe as të kryejë detyra elementare si patrullimi ose shqiptimi i gjobave.

Related Articles