Ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha, në një konferencë për medie i është adresuar qytetarëve shqiptar, duke thënë se kurrë nuk ka qenë i implikuar në asnjë aferë korruptive.
Berisha ka theksuar se vendimi i sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken që ai të shpallet person i pa dëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë vendim i papritur dhe i paparalajmëruar.
“Kurrë nuk kam qenë i implikuar në asnjë aferë. Asnjë fakt, asnjë aferë s’kam pasur.Nuk kam asnjë lloj komenti, derisa unë po marrë këtë masë. Në atë letër që publikova, kërkova të paraqitej një fakt i vetëm që kishin. Ata nuk kishin asnjë. Zero. Do të jap, do të bëj cdo përpjekje që të paraqiten në gjykatë provat ndaj meje.”, tha Berisha i cili deklaroi se ka angazhuar dhe një avokat nga Franca për këtë cështje.
Tutje Berisha ka thënë se nuk ka asnjë fakt nga shteti amerikan për ato që po akuzohet.